Genta Tafa (Bungo) në luksin e parave të akumulara nga bota e korrupsionit

Advertisement

Vettingu cilësohet se po filtron një e nga një të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Njerëzit që i filtrojnë janë zgjedhur përkatësisht nga organet politike, kryesisht kuvendi. Po çfarë loje po luajnë këta njerëz në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Genta Tafa Bungon e njohim tashmë si komisioneren e cila nuk shqetësohet aspak për drejtësinë, për të ardhmen e vendit, aq më tepër për kalimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetting.

Siç ju kemi vënë në dijeni edhe në ditët e mëparshme, komisioneria Genta njihet për paduritë dhe pasuritë e saj që nuk kanë fund.

Komisionerja Genta Tafa Bungo është përfolur shpesh herë për moton e saj nga e cila nuk heq dorë dhe vazhdon çdo ditë e më tepër ta vërë në plan. Portali In-Front.org nga informacione konfidenciale ka marrë dijeni se Genta Tafa Bungo po pastron lekë në mënyrën më të fëlliqur të mundshme.

Rasti i saj i fundit, i dokumentuar dhe deklaruar pa turp nga komisionerja Genta Tafa Bungo, është rasti i vdekjes së bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë.

Genta ka pritur njerëz për ngushëllim e dhe ka bërë goxha lekë. Nuk qeshet me të keqen e tjetrit, por sipas Genta Tafa Bungos e keqja paska dhe anën e saj pozitive, pra para. Fiks në plagë të Gentës, që e ka pikë të dobët lekun. Zonja e hekurt edhe ditën që e la bashkëshorti fitoi pak me moton e saj, mori të ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro.

Advertisement

Komisionerja Genta Tafa (Bungo) qëndron në komision dhe gjykon në mënyrë të turpshme. Si ka mundësi që të korruptuarit po i zënë vendin gjyqtarëve dhe prokurorëve të pastër dhe po i flakin këta të fundit në mes të dy udhëve?! Duket qartë që llogaria e tejmbushur e Gentës nuk ka ardhur as nga paga e saj as e bashkëshortit (të ndjerë) por nga zyra e përmbarimit në të cilën ka mbushur xhepat mirë.

Advertisement
188