Genta Tafa Bungo dhe misioni i shenjtë për të bërë para

Advertisement

Genta Tafa Bungo është diplomuar “Jurist” në vitin 1993 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën “Doktor” në maj 2008 dhe që nga qershori 2014 mban gradën shkencore “Profesor i asociuar”. Në periudhën 1993-1996, znj. Tafa (Bungo) ka punuar si juriste në Drejtorinë Juridike dhe Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga shtatori i vitit 2003 deri në qershor 2004 ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit juridik në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe më pas është emëruar drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Integrimit në po këtë ministri. Znj. Genta Tafa (Bungo) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit, nga viti 1996 deri në vitin 2016.

Gjithashtu komisionerja Tafa është licencuar nga ministri i Drejtësisë si përmbaruese gjyqësore private në vitin 2013, në të cilën ka ecur përpara me motën e saj “Rri e qetë dhe bëj lekë”.

Advertisement

Përsa I përket pasurisë sipas ILDKPKI-së, Tafa (Bungo), rezulton pronare e dy apartamente, njërin e ka dhuratë nga nga babai, në Kavajë. Nuk deklaron pasuri të patundshme, të ardhurat përveçse nga KPK -ja i ka edhe nga mësimdhënia dhe paga e bashkëshortit.

Bëhet me dije, gjithmonë sipas formularit se Genta ka një Apartament banimi me sipërfaqe 118 m2 me vlerë 61 360 dollarë, Apartament me sipërfaqe 84 m2 në Kavajë, blerë në mnyrë më shumë simbolike nga babi në shumën, 100 000 lekë. Motoja e komisioneres Genta Tafa Bungo vazhdo dhe me vdekjen e burrit të saj e cila mori ndihma nga familjarët dhe miqtë, për fatkeqësinë e humbjes së bashkëshortit në shumat 954 000 lekë, 600 dollarë dhe dhe 820 euro.

Advertisement
191