Fundi “tragjik” i kriminelit Helidon Gjikoka/ Ja si prokurori Ervin Karanxha vuri drejtësinë në vend

Advertisement

Në përfundim të hetimeve të një prej çështjeve më delikate që kishte të bënte me një rast trajtonte prokurori Ervin Karanxha shpalli fajor Helidon Gjikoka dhe shumë të tjerë të përfshirë në këtë skandal.

Pas këtij gjyqi fshihen një rresht fajtorësh që janë edhe përgjegjësit e kësaj padrejtësie. Këta përgjegjës nuk duhet të shpëtojnë pa u lagur nga drejtësia shqiptare pasi atëherë gjithcka do të kthehej në një tragjedi.

Helidon Gjikoka në bashkëpunim Ariton Kasaj rezulton se ka përdorur formularin e falsifikuar si dhe dokumenta të tjera të falsifikuara me qëllim për të vjedhur nëpermjet mashtrimit pronen e ligjshme të Ilir Kokës. Edhe pse prona dhe trualli rezultonte si pjesë e ligjshme e vellezerve Koka, me anë të mashtrimit ka kaluar në pronesi të Helidon Gjikoka me ndihmen e Ariton Kases.
Të dy në bashkëpunim kanë kryer vepren penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer ne bashkëpunim” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularve e kryer në bashkepunim në dëm te viktimes Ilir Koka” e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.

Për këtë çështje prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata e kryeqytetit, caktimin e një mase sigurimi “arrest në burg” për shtetasin Helidon Gjikoka pronar me letra i “Ambel Beach”. Ai u shpall fajtor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe Vjedhjes me Anën e Mashtrimit, lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.

Për këtë çështje, u hetuan nga nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.

Advertisement

Konkretisht Helidon Gjikoka ku rezulton se disa vite më parë ka marr me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Ama synimi i fshehtë i këtij personi nuk ka qenë asnjëherë biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila ndodhet në një zonë tepër stategjike dhe të kërkuar, pikërisht buzë bregdetit në Dhërmi. Pra bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka arriti ta përvetësoj nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.

Shumë zyrtare të lartë në qytetin e Vlorës, janë përfshirë në këtë mega skandal korruptiv.

Në përfundim të hetimeve prokurori Ervin Karanxha shpalli fajor Helidon Gjikoka se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.

Advertisement
332