Fshehu heroinën në ‘Benz’, si u zbulua 45-vjeçari teksa do dilte nga Shqipëria

Advertisement

Policia Kufitare në Kakavijë arrestoi në flagrancë një 45-vjeçar, i identifikuar si Spiro Qose, i cili do të përballet me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Benz” që drejtohej 45 vjeçari me banim në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, është zbuluar një pako e mbështjellë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Advertisement

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Panorama.al

Advertisement
396