Fshehën të ardhurat dhe kishin punonjës të pasiguruar/ Procedohen penalisht 4 persona 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik proceduan penalisht 4 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Punësim i paligjshëm”.

Filloi procedimi penal për shtetasit:

A.B., 35 vjeç, banues në Poliçan., F.D., 39 vjeç, banues në Poliçan., D.L., 27 vjeç, banues në Skrapar dhe N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë ka rezultuar se ushtronin aktivitetin tregëtar “Tregëtim, përpunim guri”, të papajisur me fatura për mallin që dispononin si dhe kishin të punësuar punonjës të pasiguruar.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
144