Fshati që duket s’do kallaus/ Ja si gënjeu sy më sy Daci

Advertisement

Luan Daci e ndjeu veten të vlerësuar pasi u zgjodh nga Kolegji i Posaçëm i Apelit për të kaluar në viltrat e  përzgjedhjes dhe me krenari citonte se ishte shumë i aftë profesionalisht dhe se ishte shumë korrekt dhe vlerësonte figurën morale. Me demek Daci po sillej sikur i kishte harruar të palarat e vitit 1997 dhe tani mendonte pozitivisht duke i granatuar në njëfarë mënyre qëllimin e këtij ligji.

Daci në paturpësi citon se nuk ka pasur lidhje me politikën dhe përpiqet që kryetares Hysi t’i hedhë hi syve duke e sorollatur sa andej këtej me CV-në e tij.

Kryetarja Vasilika Hysi e pyet se përse është larguar në vitin 1997 dhe Daci ia ka thyer se dha dorëheqjen dhe më pas iu fut shkollës së avokatisë. Por ja çfarë ndodh me Dacin?

Në CV-në e tij ka vakum një periudhë kohe e Daci thotë se u mor me ç’të kishte mundësi. Pse nuk tha Daci se u mor me firmën “Xhaferri”, firmë piramidale që futi në kolaps shqiptarët më keq sesa ishin në atë kohë? Si ka mundësi që kryetarja bashkë me komisionin nuk i kishin këto informata për Dacin po mbyllën sytë dhe i thanë ta ribëjë dhe njëherë CV-në se kishte nevojë për rregullime dhe data?

Populli thotë se fshati që duket s’do kallausur prandaj Daci duket fare qartë që nuk duhet kurrësesi që emri i tij të ishte në listat e kandidimit.

Advertisement
249