Franca pro vaksinës AstraZeneca: Ta marrin edhe personat mbi 65 vjeç

Advertisement

Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende e kufizojnë atë nën nën 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për personat nën moshën 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave lidhur me efikasitetin që mund të ketë për të moshuarit.

Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se vaksina është shumë efektive në mesin e të moshuarve.

Franca ka ndryshuar qëndrimin për vaksinën AstraZeneca. Qeveria franceze ka udhëzuar se të moshuarit mund ta marrin këtë vaksinë, ndërkohë që më herët kanë deklaruar të kundërtën.

Advertisement

“Personat e prekur nga sëmundje shoqëruese mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 dhe 74,” tha ministri i shëndetësisë.

Advertisement
139