(FOTO)Komisioneres i buzëqësh “fati”/ Nga jetesa mjerane e Xhensila Pines në vilën madhështore në zemër të Tiranës

Advertisement

Posti si komisionere e Vettingut për Xhensila Pinen nuk ka ardhur edhe bosh. Nga një hic është kthyer në një biznesmene me prona dhe vila madhështore mundësisht të ndërtuara në zemër të Tiranës.

Komisionerja ka ndërtuar pa leje një pallat 5 kate e cila kap vlerën e 1.5 milion eurove të cilën as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk e justifikojnë dot.

Bashkëshorti i saj fillimisht ka punuar si shitës banaesh dhe më pas si shitës kasafortash, ama për ta fati ka ditur si tu buzëqesh. E shkuara e varfër ka mbetur në hije dhe e tashmja ka zëvendësuar mjerimin e dikurshëm.

Ndërtimi pa leje është me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë  shumë të lart. Për më tepër nuk kanë deklaruar as kush është burimi i këtyre të ardhurav e.

Advertisement

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.” Xhensila Pine është zgjedhur pa meritë në postin e komisioneres pavarësisht se në ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6,  përcaktohen qartë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit.

Advertisement
152