FOTO/ Vijon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit

Advertisement

Sot më 15.01.2021 është dita e pestë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë të vaksinës së Pfizer pasi ndodhen në vijën e parë të luftës me sëmundjen.

975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer erdhën ditën e hënë dhe të parë që do të k enë mundësinë e një ‘arme’ në luftën kundër virusit janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët .

Advertisement

Ditën e parë të procesit të vaksinimit, mori dozën e parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh më pas se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë edhe 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit.

Advertisement
174