Foto/ Krimi brenda familjes, ky është burri që theri me thikë gruan shqiptare, policia: Gjetëm një pellg me gjak

Advertisement

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e shqiptares në lagjen Dhafni në Athinë nga bashkëshorti i saj.

32-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal.

Anisa dhe Florand Shehu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij.

I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. 40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishte mjaftuar vetëm në një këshillim për të ulur tonet.

Advertisement

Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.

Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.

Advertisement
505