Forcat Speciale RENEA dhe FNSH operacion blic në Nikël, ka disa persona të shoqëruar: Aksioni koordinohet nga Tirana

Advertisement

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar një operacion blic në zonën e Niklës, në Fushë Krujë në këto momente. Mësohet se në ndihmë të Forcave RENEA, atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt nga Tirana dhe Fieri.

Nga operacioni janë 5 persona të shoqëruar. Identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije.

Ndërkohë, për shkak të rëndësisë së lartë të operacionit, ai po drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë. Zona e Niklës ka qenë disa herë në fokusin e operacioneve të Forcave Special e pasi aty ka disa grupe kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Advertisement

Në fokus të këtij operacioni sipas burimeve, është goditja e veprimatarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sera, magazina, objekte të braktisura dhe terrene të pyllëzuara janë duke u kontrolluar imtësisht nga Forcat Speciale.

Drejtuesi më i lartë i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është duke ndjekur vetë operacionin, bashkë me Tonin Vocajn dhe Gjovalin Lokën.

Përmes informacioneve të sigurara në rrugë operative nga Policia e Shetit, nga monitorimi ajror si dhe nga të dhënat e Guardia di Finanza, në këtë zonë janë evidentuar parcela të mbjella me kanabis sativa. Pritet që vetë Policia të japë më vonë njoftim zyrtar për operacionin dhe të shoqëruarit.

Advertisement
160
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com