Firma piramidale “Xhaferri”, gomë rezervë për gjyqtarin e inkriminuar Daci

Advertisement

Përgjegjësi kryesor për trazirat e 1997 është padyshim Luan Daci. Kjo pasi pikënisja e të gjitha rrëmujave konsiderohet firma “Xhaferri” e themeluar nga Rrapush Xhaferri, i cili e kishte nisur me vetëm 100 mijë lekë të vjetra. Ama çfarë bëri gjyqtari Luan Daci dhe cila është lidhja e tij me këtë çështje.

Shumë pak persona e dinë që gjyqtar i kësaj çështje ishte vetë Daci. Duke i dhënë hapsirë revoltës ku qindra shqiptarë që kishin humbur gjithçka, të zbraznin mëllëfin e tyre me plumba dhe armë. Gjyqtari kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, por çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Ama askush nuk denjon të flas ose komentojë këtë pjesë. A thua nuk ishtë kjo arsyeja kryesore që Shqipëria u rrënua tërësisht në atë kohë. Luan Daci është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe vetëm kaq.  Qesharake është fakti se as këtë akuzë ai nuk e pranon.  Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Advertisement

Ky gjyqtar ka sjellë plot trazira dhe të këqija për këtë vend dhe aktualisht drejtësia është në kaos dhe ardhja e 97 do të jetë e shpejtë.

Advertisement
172