Fillimi i vitit shkollor/ Ministrja Kushi jep Njoftimin e Rëndësishëm

Advertisement

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook se është takuar sot me përfaqësues të Ambasadës Franceze, Gjermane dhe asaj Spanjolle në Tiranë.

“Në ambientet e Ministrisë ë Arsimit, Sportit dhe Rinisë mirëprita përfaqësues nga Ambasada Franceze, Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë, me të cilët diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar. Gjatë takimit, u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar”.

Advertisement
Advertisement
386