Fatos Lulo, Viktima e parë e Vettingut

Advertisement

Anëtari  i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari gjyqtar që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u kap me pasurinë e tij.

Fatos Lulo ka lindur më 2.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale. Në periudhën 1994-2004 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2004 u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin maj të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë regjimit komunist ka shërbyer si jurist në Zyrën e Kryeministrit, Adil Çarçani, dhe në Ministrinë e Punës.

Pas dhënies së vendimit, avokati i Lulos, Ardian Visha, e konsideroi vendimin të padrejtë dhe lajmëroi se vendimi do të apelohej.

Avokati i Lulos cilësoi se standarti që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se mund ta kalojë njeri procesin e vetingut.

Advertisement

Kryetarja e trupit gjykues, Genta Tafa, shpalli vendimin që bazohet në pikën 6, të nenit 55, të ligjit 84, viti 2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatos Lulo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për t’ja lënë vendin gjyqtarëve të tjerë të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Genta Tafa, vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni I Pavarur I Kualifikimit vonoi tre javë shpalljen e njoftimit për vendimin e arsyetuar të Lulos. Sipas ligjit, publikimi i vendimit i njoftohet palëve brenda 30 ditëve.

Advertisement
323