Fati i Arjan Salës ende i paqartë/ Familjaret përplasen me ekipin të zjarrfikësve

Advertisement

Përplasje të forta mes familjarëve të Arjan Salës dhe zyrtarëve të zjarrfikësve, të cilët i kanë akuzuar se nuk kanë mjetet e duhura për të ndërhyrë në ambientet e magazinës që prej dy ditësh ndodhet në flakë, pranë kthesës së Kamzës.

Pjesë nga debati:

Familjarët: Ne duam që të gjendet personi, mos gënjeni

Ekipi i zjarrfikësve: A doni që të flasim apo të gënjejmë

Familjarët: Ne japim 40 milionë lekë vetëm të gjendet njeriu. Ky prononcim nuk është në shërbim për momentin.

Advertisement

Zjarrfikësit: Ne nuk jemi këtu për të bërë elozhe

Familjarët: Ne na ka ikur vëllai, na gjeni trupin

Zjarrfikësit: Unë kam 27 vite në këtë punë, dhe unë i përjetoj edhe vetë rastet

 

Advertisement
91