Fatbardh Kadilli del i revoltuar ndaj Bashës: Po mbyll partinë!

Advertisement

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka dalë me një mesazh të fortë sot teksa tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Basha dha 2 mesazhe të gabuara.

“Mesazhin e parë të gabuar kishte që në Kuvendin Kombëtar, rriti numrin e forumeve, në kryesinë e re 25 prej tyre ishin të emëruar nga kryetari”, tha Kadilli.

Mesazh të gabuar, sipas tij, Lulzim Basha po jep edhe me heshtjen në lidhje me kërkesën e amerikanëve për të përjashtuar Sali Berishën nga PD-ja.

Advertisement

Mungesën e një përgjigje nga ana e Bashës, Kadilli e sheh si dobësi.

“Basha duhet të kishte folur vet, heshtja e tij tregon dobësi”.

 

Advertisement
192