FAKTE:Dhunon banorët e fshatit Lumas/ ja cili është polici i korruptuar Edmond Targaj

Advertisement

Një dosje voluminoze që flet përveprimet abusive të disa prej efektivëve të policisë rrugore në Korçë, është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK.

Efektivë të lartë të policisë si kryekomisar Ervin Dervishi, nën/komisari Oltion Hyka, nën/komisari Edmond Terolli, komisari Agron Hima, nën/komisari Mitat Cani, nën/komisari Kujtim Nuke si dhe disa qytetarë dyshohet se janë implikuar në “Shpërdorimin e detyrës”, “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i personave që ushtrojnë veprimtari publike” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Mes emrave të funksionarëve që del në dosjen e prokurorisë është dhe drejtori i Policisë Rrugore Edmond Targaj, i cili implikohet nga thëniet dhe përgjimi telefonik, i shtetasit Tomor Shukulli, që pretendon se është komshiu i Targaj.

Tomor Shukulli, në datën 29 prill 2020 në aksin rrugor Korçë-Petrushë, lëvizte me automjet i pa paisur me autorizim lëvizjeje. Nga ana e tij është pretenduar se kishte aplikuar për tu paisur me lejë, por në fakt nuk kishte informacion se nga portali i qeverisë “e-albania” të vinte dhe përgjigjia e miratimit.

Pasi i është bllokuar makina dhe leja e drejtimit në datën 29 prill 2020, Tomor Shokulli, rezulton të ketë marë në telefon Drejtorin e Policisë Rrugore Edmond Targaj, të cilin e ka komshi në Tiranë. Edmond Targës, i ka thënë se është i rregullt dhe me lejë të miratur.

Nga ana tjetër Edmond Targaj i ka pohuar se nëse Shukulli kishte leje të miratuar për lëvizje të mos shqetësohej pasi policia do bënte verifikimet e rastit dhe menjëherë i ka mbyllur telefonin, me pretendimin se kishte shumë punë.

Pas kësaj Tomor Shukulli, ka marë në telefon punonjësin e policisë rrugore Ervin Dervishi dhe i ka thënë që të verifikonte praktikën dhe ti jepte makinën pasi ishte i rregullt.

Në datën 4 maj 2020 Shukulli, ka shkuar pranë zyrave të policisë Korçë dhe i ka dërguar një sms Ervin Dervishit për ta takuar, duke i thënë se ishte tek porta e policisë.

Në përgjimet e kryera nga prokuroria e Korçës rezulton se Ervin Dervishi dhe Tomor Shukulli bisedojnë me njëri-tjetrin, ku Tomori i prezantohet si “Tomi”, ai miku i Mondit. Pikërisht në këtë bisedë, Ervin Dervishi i konfirmon që i ka nxjerë lejën e lëvizjes dhe kjo duhet ti kishte ardhur në telefon.

Por prokuroria thotë se leja e lëvizjes është nxjerë në 30 prill 2020, një ditë pas ndalimit të Tomor Shukullit nga policia rrugore. Kjo praktikë thotë prokuroria është fiktive dhe se ky e-mail duhej printuar me qëllim për ta paraqitur në OASH, për të bërë të mundur marjen e mjetit dhe lejes së drejtimit.

Situata pandemike e virusit COVID-19 që solli bllokimin e liri-daljes së qytetarëve në rrugët e vendit, brenda rradhëve të policisë rrugore, krijoi grupime dhe mundësi të arta për tu implikuar në veprime korruptive.

Me nxjerjen e aktit-normativ nr.3 të datës 15 mars 2020 nga kryeministri i vedit Edi Rama si dhe urdhëhrin nr. 193 të datës 20 mars 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, policia ngarkohej për të monitoruar dhe kontrolluar me përpikmëri lëvizjet e njërëzve dhe automjeteve.

Në kuadër të këtyre masave për ndalimin e lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, policia rrugore u kthye në periudhën e bllokimit total për shak të Covid019, institucioni më i kërkuar nga njerëzit.

Kjo pasi kujdo i nevojitet një autorizim lëvizje qoftë edhe me orare të reduktuara, pasi në të kundërt nëse nuk e disponoje penalizoheshe me gjobë 30 mijë lekë të reja dhe heqjen e patentës për një periudhë 3 vjeçare.

Por këto masa kaq të rrepta, u shfrytëzuan nga një pjesë e efektivave të policisë rrugore për të fituar para, duke çuar vlerën e lirimit të kundraligjshëm, të një automjeti nga pika e bllokimit, në shifrën prej 50 mijë lekë të reja.

Nëse arrije të jepje këtë shumë financiare apo dhe diçka më shumë së kaq, arrijë të shpëtoje me vetëm një gjobë 1 mijë lekë të vjetra dhe sigurisht pasi të kishe paguar këtë gjobë në arkën e policisë rrugore, tërhiqje automjetin nga pika e bllokimit.

Si pasojë e abuzimeve të shumta të efektivëve të policisë rrugore me vendosjen e masave administrative, shumë qytetarë kanë dërguar ankesa pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, që ndodhet pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Drejtori i këtij shërbimi Muhamet Rrumbullaku tha për BIRN se ankesat e qytatarëve kanë qënë të shumta por ai nuk ishte në gjëndje të jepte detaje mbi këto ankesa, pasi tashmë çështja është nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK.

BIRN mëson se mes ankesave, ishte dhe një raportim i kryer nga një efektiv policie, që më pas vuri në lëvizje SHÇBA-në e Korçës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se në datën 21 prill 2020 nga një qytetar anonim por i prezantuar si efektiv policie në Korçë, është rregjistruar pranë komisariatit “Dixhital” një raportim, ku evidentoheshin një sëri indikatorë për të nisur hetime.

Raportimi sqaronte se “…nga ana e agjentëve verifikues të policisë rrugore në Korçë në zbatim të aktit normativ nr.3 janë kryer një sërë bllokime automjetesh duke vendosur dhe masat administrative siç e parashikonte akti-normativ. Mirëpo nga anëtarët e Organit Administrativ Shtetëror në Drejtorinë e Korçës, në kundërshtim me ligjin dhe procedurën standarde të punës, janë marë vendime të cilat nuk kanë qënë fare objekt i konstatimeve në terren nga agjentët, duke argumentuar këto vendime mbi fakte dhe të dhëna, të cilat nuk përputhen me shkeljet e konstatuara nga agjentët verifikues…”.

Praktika e vendosjes së masave administrative modifikohej rëndom nga ana e anëtarëve të komisionit të Organit Administrativ Shtetëror dhe konkretisht nga punonjësit Agron Hima, komisar, Mitat Cani, nën/komisar, Kujtim Nuke, nën/komisar.

“…këta anëtarë me mbështetjen e shefit të sektorit të qarkullimit rrugor në Korçë, kryekomisarit Ervin Dervishi,modifikojnë praktikat e automjeteve të bllokuara duke bërë të mundur zhbllokimin e tyre. Një gjë të tillë e realizojnë duke vendosur nene të Kodikt Rrugor, të cilat nuk përkojnë me konstatimet dhe proçes-verbalet e përpiluar nga agjentët verifikues në terren…”-thotë më tej raportuesi pranë komisariatit dixhital, i cili për orientim fton oficerët e SHÇBA-së të verifikojë praktikën e disa automjeteve duke dhënë dhe tre targa konkrete “AA 315 FO”, “AA 064 IR” dhe “AA 829 FI”.

Advertisement

SHÇBA-ja e Korçës dhe prokuroria kanë nisur hetimet, ndërsa tre target e verifikuara më lart rezultuan të ishin në emër të qytetarëve Simon Voda, Mariol Prita dhe Ardian Bezhani.

Ndryshe nga çfarë kanë konstatuar dhe vendosur agjentët verifikues në teren, ku masa administrative është vendosur 4 mijë lekë të rinj dhe pezullimi i lejës së drejtimit për një periudhë 3 vjeçare, komisioni (OASH), ka aplikuar vetëm gjobën 10 mijë lekë të vjetra.

Çuditërisht kjo gjobë nuk është vendosur për Simon Voda, Mariol Prita dhe Ardian Bezhanin se kishin shkelur fashën e orarit të lëvizjes, por se ata drejtonin mjetin pa lejë qabrkullimi, duke ju referuar nenit 178/1 të Kodit Rrugor.Një shkelje që në fakt as nuk ishte konstatuar fare nga agjenti verifikues në terren.

Në argumentin e përdorur nga anëtarët e OASH-së për rastin e qytetarit Ardian Bezhani ndër të tjera pasqyrohet se “…procesverbali i konstatimit të shkeljes nga agjenti verifikues është relativisht i rregullt dhe se drejtuesi i mjetit ka bërë kërkesë pranë policisë Korçë, pasi veprimtaria që ai ushtron, nuk duhet të paiset me leje lëvizje pasi është subjekt që furnizon furrat e bukës…”.

Sipas dosjes së prokurorisë ky argumentin i dhënë nga komisioni, nuk qëndron pasiautomjeti në fjalë është makinë private, për përdorim vetjak dhe nuk është në funksion të ndonjë biznesi, sikurse pasqyrohet në vendimin e mësipërm.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me rastin e biznesmenit të kompanisë “Dishnica Energy”, Dhimitër Avdolli, ku prokuroria ngreh dyshime të forta se komisioni OASH, ka përdorur dokumenta dhe të dhëna fiktive.

Por në disa raste të tjera, thotë prokuroria e Korçës, shefi i sektorit të menaxhimit të trafikut Urban dhe Interurban në Korçë, kryekomisar Ervin Dervishi, shpesh në mënyrë të qëllimshme, i orjenton punonjësit e policisë rrugore, ndryshe nga çfarë është konstatuar prej tyre gjatë kontrollit të drejtuesve të makinave.

Kështu më datën 15 prill 2020, kryekomisarij Ervin Dervishi ka thirur në zyrën e tij, me qëllim ndërimin e provave dhe fakteve të procesverbalit të konstatimit, punonjësin e policisë, inspektorin Erson Rapçe.

Rapçe kishte vendosur masë administrative për automjetin me targë “KO 3676 B” në pronësi të qytetarit Bardhi Kaso, ky i fundit një ish-punonjës në bashkinë Devoll. Procesverbali është ndryshuar në këtë rast dhe në përpilimin e procesverbalit të dytë nuk është vendosur asnjë gjobë në zbatim të aktit-normativ, por vetëm një gjobë financiare për mungesë të siguracionit të makinës.

Gjithashtu në dosjen e prokurorisë thuhet se “…Ervin Dervishi,pasi vihet në dijeni të faktit nga shërbimet e patrullave mbi ndalimin e ndonjë drejtuesi pa autorizim përkatës për leje lëvizje, ndërhyn në system duke lëshuar autorizime në moment, duke përdorur dy adrresa e-maili,duke mundësuar mosndëshkimin e këtyre drejtuesve të makinave. Këto autorizime Ervin Dervishi, i lëshon teksa përdor dy vartëset e tij,Donika Tanushi dhe Sonila Sene…”.

Mes përgjimeve të shumta, në një bisedë të datës 5 qershor 2020 mes Kryekomisarit Ervin Dervishi dhe një personi tjetër, kuptohet qartë se Dervishi, është vënë në dijeni se ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë kishte filluar të kryente ndërhyrjet për të mbyllur çështjen.

Në një përgjim ambjental Dervishi komunikon me një person të paidentifikuar dhe bisedojnë për Drejtorin e SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku, ku Dervishi thotë se “…Met Rrumbullaku, po mirë po është b…q…, duhet me i thonë në vija të përgjithshme, ore mirë që se çuat, po i q…nënën e masakruat.

Ndërkohë në një bisedë tjetër të datës 28 maj 2020 shprehet “…sa më ke shqetësu sot plako, se ke idenë.Vazhdon ajo, duhet të gjejmë ato, se nuk kanë gjë konkrete i marin i bëjnë presion aty dhe nanji edhe thyhet. Thyhet se kanë frikë njerëzit. Këtë hall kam unë, se e ke parasysh ti, se këta janë b…q…. Jo ideja se duhet me i taku veç e veç me lezet se mos ju thërret njeri, mos ta hani presionin, se skanë asnjë gjë, skanë asnjë dokument. Thjesht të jenë me këtë idenë që bëra ankesë është marë parasysh dhe ishim në rregull…”.

I kontaktuar avokati i Ervin Dervishit tha se ai nuk dinte më shumë se çfarë ka dosje që të jepte një opinion mbi rrethanat e këtij hetimi, pasi klienti i tij, tashmë i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ditët në vijim do tju publikojmë pasuritë e përfituara në mënyrë kriminale nga polici i korruptuar Targaj.

Advertisement
819
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com