Fakte: Ja pse ka”fallcifikuar” dokumentat Shoqëria Riviera Kakome, e kallzuar nga banorët e Nivicës

Advertisement

Biznesmeni Luan Leka ka reaguar ndaj Kallzimit Penal të  paraqitur nga ana e banorëve të Nivicës për tjetërsimin e pronave. Leka në një reagim publik pretendon se këto akuza janë trillime dhe se sipas reagimit zyrtar të Shoqërisë  Rivieria Kakome banorët e fshatit Nivicë kanë kërcënuar edhe investitorët italianë që u larguan.

Ai pretendon se “Në të katër shkallët e gjykimit u njoh Pronësia E SHTETIT MBI TRUALLIN E KAKOMESË  duke rrëzuar çdo pretendim të banorëve të Nivicës. (U paraqitën në gjykim edhe dokumente te kadastrës së shtetit të vitit 1929 përveç faktit që banorët e Nivicës nuk paraqitën asnjë dokument për pretendimet e tyre) Mbas mbylljes se konfliktit gjyqësor shteti aplikoi procedurën e privatizimit në bazë të ligjit nr. 10186 dt 05/11/2009 ” Për rregullimin e pronësisë në zonat me përparësi turizmin”, ligj mbi bazën e të cilit kalohej në privatizimin e detyrueshëm të fshatrave turistike, gjerësisht i aplikuar në vend”, thuhet në reagimin e kësaj shoqërie.

Nuk është aspak e vërtetë pasi në të treja shkallët e gjykimit janë fituar nga Banorët dhe konflikti është për pasurinë e përfituar banorët e fshatit nivicë me ligjin 7501 për tokën buqësore e  përfituar në vitin 1991 që do të thotë se banorët e fshatit Nivicë e kanë përfituar këtë pasuri 15 vjet para shoqërisë Rivjera Kakome

Më tej theksohet edhe procedurat për privatizimin e plotë të truallit u ndërmor në moment të caktuar. “Meqenëse në atë kohe sapo kishin rifilluar punimet dhe ishin ndërtuar vetëm shtretërit e rrugëve, pusetat dhe kanalizimet shoqerisë Riviera Kakome Shpk iu kërkua pagesa e kalkuluar për privatizimin e plotë të truallit të ndërtimit prej 29 ha apo 290.000 m2 . Mbi bazën e kontratës së shitjes te dt. 23/03/2012 ndërmjet shtetit shqiptar të përfaqësuar nga ALUIZNI dhe shoqërisë Riviera Kakome shpk prona u regjistrua me 16/04/2012 ne ZRPP Sarandë në emër të shoqërisë”, thuhet në reagim.

Dhe cfar pretendohet të jetë legalizuar ?

Është legalizuar nëpërmjet ligjit të legalizimeve të ndërtesave informale të cilat nuk janë ndërtuar asnjëherë . ndërtimi i pretenduar është ky në foto.

Objekt i legalizuar i cili nuk egziston në realitet dhe vërteton falsifikimin e kontrates

Banorët e Nivicës dhe të Gjirit Kakomesë kanë ngritur në padi ndaj ish-kryetarit të Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI-t, Shaban Memia për shkak të dhënies së vendimit që i ka dhënë firmës private 100 hektarë tokë për të ndërtuar. Në kallëzimin e 1005 banorëve të fshatit Nivicë bërë ndaj Memisë, ai akuzohet se kanë grabitur pronën, duke ia kaluar pronën biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik, projekt  i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër.

Advertisement

Por cila është e vërteta dhe a ka të drejtë ligjore shoqëria Riviera Kakome shpk të  të mbaj të zaptuar këtë sipërfaqe toke?

Së pari shoqëria Riviera Kakome ka legalizuar një fshat që nuk egziston, fakt ky që e bënë kontratën e shitjes te dt. 23/03/2012 ndërmjet shtetit shqiptar të përfaqësuar nga ALUIZNI dhe shoqërisë Riviera Kakome fictive dhe të pavlefshme

Së dyti

Me shkresën e datës 28.10.2009 Drejtuar Z.Dritan Cela dhe Subjektit ‘”Riviera” sh.p.k

Me objekt Njoflim Agjencia Kombëtare  e Turizmit si  Institucion që monitoron marreveshjet e qerase dhe zhvillimit të lidhura midis Ministrisë pergjegjëse per turizmin (MTKRS) dhe subjektit Rivioera shpk është vënë në djeni me anë të njoftimit nr.8198 datë . 17.08.2007  se për shkak të  mospërmbushjes  së detyrimeve kontraktuale, ka vendosur  zgjidhjen e marreveshjeve neë mënyrë të njëanshme nga MTKRS.

Sa me siper shoqëria Riviera nuk gëzon më  titullin “Person i slimuluar’ si dhe as përfitimet  që rriedhin nga ky titull

për këtë arsye(MTKRS)  i njofton se shoqëria Riviera  duhet të ndërpresin situaten zhvilluese që vazhdon bazuar në këto marreveshje.

Pra duket qartë që kjo shoqëri nga data  28.10.2009 Drejtuar nuk ka më asnjë të drejtë ligjore të mbaj këtë pasur i peng duke cënuar shtetin e së drejtës dhe të drejtat e qytetarëve të cilët e kanë përfituar me Ligjin 70501për tokat buqësore.

Ja dhe dokumenti i MTKRS e vërteton plotësisht paligjsmërinë e Riviera Kakome shpk.

Advertisement
1219