Etleda Çiftja si zonjë në KPK, e lidhur me botën e krimit dhe me pasuri të zeza

Advertisement

Komisionerja  Etleda Çiftja ka hetuar dhe gjykuar gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë qenë të lidhur me botën e krimit, njolla të zeza të biografi dhe ka harruar të gjykojë veten e saj. Njolla morale e gjyqatares që qëndron si zonjë në KPK është diplomimi i saj me notën pesë.

Banda kriminale e “Xhihanëve” përdori Etleda Çiften për ta përdorur si vegël për të mbajtur në system klanin e tyre dhe për të larguar ata që u prishnin punë në Vetting. Ka disa dosje penale dhe policore që faktojnë se Etleda Çiftja është pjesë e bandës së Xhihanëve të Kavajës, fillimisht me lidhje personale e më pas me lidhje familjare.

Arjan Xhihani për të forcuar lidhjet dhe për të mbajtur interesat ajo e bëri kunat. Grupi kriminal i “Xhihanëve” ka përlarë gjithashtu dhjetra hektarë tokë në Golem, Spille dhe Kavajë. Etleda Çiftja e di shumë mirë se pasuritë e kunatit të saj biznesmen, kanë si burim pasuritë e trafikut nga ngjarja e rëndë e trafikut detar, e ndodhur më datë 17 Nëntor 1997 në Vlorë, prej Zamir Xhihanit, në një gomone me 28 klandestinë  e 120 kg drogë ku vetëm 11 persona mbetën gjallë.

Advertisement

Fshehja e pasuri dhe përfitimi nga grupi kriminal i “Xhihanëve” nuk e ka penguar Etleda Çiften që të qëndrojë në KPK, pasi grupit të “Xhihanëve” ju duhet të vazhdojnë biznesin e tyre dhe në këtë mënyrë, me Etledën në KPK, nuk do të kenë rrezik nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar Vettingun.

Advertisement
271