Eskluzive:Publikohet fotografia e shtëpisë 5 kate pa leje e komisioneres Xhensila Pine e ndërtuar me burim lekësh të dyshimta

Advertisement

Nuk është hera e parë që dëgjojmë të flitet për Xhensila Pinen,aktualisht me detyrë funksionale Komisionere pranë Komisionit te pavarur të Kualifikimit në Tiranë.

Vetëm një muaj më parë portali vuri në dukje ndërtimin e komisioneres Pini në mes të Tiranës,konkretisht ngritjen e një kulle pesë katëshe

me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë  shum të lartë monetare  ku madje as nuk deklarohet burimi i këtyre të ardhurave dhe vw nw pikpyetje pastwrinw e kwsaj Komisionereje.

Por çfarë ndodhi qe edhe një herë të rikthehej vemëndja ndaj komisioneres Xhensila Pine ?

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Mesa duket ligjet nuk prekin njerzit që qëndrojnë pranë “botës së ligjeve” apo edhe vetë komisioneret të cilët me shumë zhurmë u zgjodhën si njerzit pa asnjë precedim penal apo si elita e pastër e shoqërisë  prej nga të cilët do kryehej edhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Por plotësimi i  një kallëzimi penal nga një qytetar më datë 06.11.2020 ka rikthyer edhe një herë vëmendjen ndaj komisioneres Pine.

Advertisement

Bardhyl Ibra,një qytetar nga Elbasani,kryetar i shoqatës “Artemis” ka plotësuar një kallëzim penal drejtuar Prokuroris së Posaçme  kundër Korrupsionit dhe  Krimit të Oraganizuar ndaj komisioneres Pine me objekt ndjekjen penale të saj për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Qytetari në fjalë  nëpërmjet portalit tonë është vënë në dijeni të shkeljes së ligjit nga Xhensila Pinie duke plotesuar kështu kallëzimin penal  duke u bazuar në nenin 283  të kodit të procedurës penale  që ka të bëjë me kallëzimin nga ana e shtetasve ku çdo person i cili ka marrë dijeni për një vepër penale duhet ta kallëzoje atë.

Bashkangjitur po ju sjellim materialet që faktojnë shkeljen e ligjit nga vetë komisionerja Xhensila Pine dhe kallëzmin penal te plotesuar nga qytetari i mësiperm.

Njëkohësisht po ju publikojmë fotografi nga banesa pa leje e Pines.

ILDKPI ka detyrimin ligjor ta hetoj administrativisht këtë fakt dhe Çim Gani e di detyrën e tijë.

Advertisement
634