Eskluzive:Komisionerja Etleda Çiftja kallzohet në “SPAK” për falsifikimin e formularin e ILDKPI

Advertisement

Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2,  e ka blerë nga prindërit e sajë dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro , ndërkohë që në realitet kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve , në kundërshtim me deklarimet e sajë në ILDKPI.

Veprimi i më sipërm i kryer nga Komisionerja Etleda Çiftja përbën vepër penale i parashikuar kjo nga neni 190 i Kodit Penal që citon shprehimisht se :Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Nga ana tjetër Komisionerja Etleda Çiftja nuk provon burim të ligjshëm për blerjen e pasurisë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, menjëherë dyshimet ngrihen në lidhje me pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe pikërisht të vëllezërve Arian dhe Zamir Xhihani pasi Komisioneria  Etleda Rustem Çiftja  është e martaur me Dejvi Bujar Çiftja,  njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me shtetasin Arian Xhihani.

Advertisement

Arian dhe Zamir Xhihani është e provuar se kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të qënieve njerëzore, ku mbi ta rëndon dhe vdekja e 20 personave në det , për shkak të trafikut të narkotikëve.

Për faktin e mësipërm është bërë kallzim në prokurorinë e Posaçme SPAK nga një qytetar i denj i Republikës së Shqipërisë , emrin nuk mund ta bëjmë të ditur për arye sigurie, pasi siç e kemi theksuar më sipër Arian dhe Zamir Xhihani është e provuar se kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të qënieve njerëzore, njëkohësisht dhe të vrasjes së 17 personave të cilët kanë përfunduar në fund të detit dhe nëse do të publikohej një fakt i tillë kallzuesi mun të kishte të njëjtin fund.

Advertisement
671