Eskluzive: Përse ILDKPI nuk heton të ardhurat për vilën 5 kate të Xhensila Pines

Advertisement

Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkshorti i komisioneres së vetingut   Xhensila Pine , ka ndërtuar  një vilë pa leje prej 5 katesh në mes të Tiranës,  me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2 , e cila ka një vlerë  shum të lartë monetare  dhe një zot e di se nga vjen burimi i këtyre të ardhurave.

Ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në vendimin për gjyqtarin Medi Bici, vetë komisionerja Xhensila Pine shprehet se “në vitin 2008 u bënë amendimet e Kodit Penal, duke parashikuar për herë të parë ndërtimin pa leje, si figurë më vete dhe konkretisht neni 199/a i ligjit nr. 10023, datë 27.11.2008, parashikonte se: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Por, ky nen, duket se nuk e ka prekur Xhensila Pinen e cila sëbashku me familjarët e sajë ka shkelur me të dyja këmbët Kodin Penal .

Në kronikat e përditshme policore, raportohet për arrestime të qytetarëve të thjesht , të cilët kanë ndërtuar pa leje. Gjithashtu, shumë prej tyre janë dënuar me burgim vetëm e vetëm pse kanë bërë ndërtime, në pjesëm më të madhe të rasteve me kosto shumë të ulët, për të siguruar një çati për fëmijët dhe të moshuarit dhe nga ana tjetër Xhensila Pinene ndërton në mes të Tiranës një gradaçel.

Advertisement

Në rastet e qytetarëve, ligji vepron me ashpërsinë e tij. Qindra shqiptarë kanë përfunduar në pranga gjatë periudhës që po qeveris Edi Rama, i cili deklarohet se “po bën shtet”, por shteti në mënyrën e Ramës tolerron drejtuesit e tijë si konkretisht zj Pine .

Ndërkohë, për zyrtarët nën varësinë e tij, si në rastin e Xhensila Pines , ligji jo vetëm nuk vepron, por, përkundrazi, ajo favorizohet, lejohet të ndërtojë pa leje dhepër më tepër, të ndërtoj jo një banesë jetike por 5 kate pa leje.

Komisionerët e Vetingut u zgjodhën si personat që përfaqësojnë “ajkën” e shoqërisë, nga të cilët do të vijë pastrimi i sistemit të drejtësisë. Por të dhënat zyrtare të siguruar nga “infront.al”, dëshmojnë një realitet krejt tjetër.

Rasti i Xhensila Pines është një prej atyre dëshmive se opinionit publik i janë fshehur të vërtetat dhe paligjshmëritë e komisionerëve.

ILDKPI ka detyrimin ligjor ta hetoj administrativisht këtë fakte cila është në një heshtje totale .

Advertisement
273