Eskluzive: Hamshori i KPK Roland Ilia, Kallzohet në SPAK për falsifikim Dokumentash

Advertisement

Nga ana jonë si portal është publikuar fakti se Komisioneri i Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punsuar si petagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër dhe në datë 3 qershor të 2016-ës është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër, bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njëkohësisht nga ana jonë është publikuar se Prokuroria Shkodër ka mbyllur këtë proçedim në mënyrë Korruptive , dhe njëkohësisht është publikuar informacioni se  petagogu i asaj kohe Roland Ilia ka mbi 12 përgjime erotike me student të tijë që ju kërkon të shohin tavanin në këmbim të notës kaluese , transkripte përgjimesh që do fillojmë ti publikojmë nga dita e nesërme pas marjes së pëlqimit të viktimave.  

Por në Republikën e Shqipërisë ka dhe qytetar të denj të cilët respektojnë ligjin, dhe si tillë është dhe shtetasi Bardhyl Ibra i cili menjëherë pas marjes djeni të publikimit të mësipërm bazuar në nenin 305 të K.Penal  ka bërë kallzim Komisionerit të Pavarur të  Kualifikimit Roland Ilia pasi siçe kemi pretenduar ne dhe Bardhyl Ibra  ka bërë kallzim për veprën penale të i bazuar në Kodin Penal Shqiptar, deklarimi i rrem ose mosdeklarimi, ne formularin e vetdeklarimit te pastërtisë së figurës, përbën vepër penale dhe dënohet me burg kjo e parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal.

Në kallzimin e qytetarit Bardhyl Ibra është pretenduar se ,duke qënë se Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia është pjesë kontrolluese e ligjit Nr. 138/2015  për  garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike qëllimi i këtij ligji është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen të krimeve, sipas këtij ligji.

Njëkohësisht në kallzimin e qytetarit Bardhyl Ibra në nenin 2 të ligjit Nr. 138/2015  për  garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike janë përcaktuar qartë se është  ndalim për të kaniduar pqr nenet e kodit penal të  parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni

Advertisement
.

Njëkohësisht në kallzimin e qytetarit Bardhyl Ibra bazuar në nenin 190 të Kodit Penal  që ka të bëj me Falsifikimin e  vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004; shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor) Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Pra komisioneri Roland Ilia ka pasur detyrë të deklaronte vendimin e mësipërm sipas ligjit Nr. 138/2015  për  garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike në formularin e posaçëm njëkohësisht dhe përpara filtrave të për të përzgjedhur  këtë Funksionar shtetëror.

Nga ana tijë kërkohet pretendohet se shtasi Roland Ilia nuk ka deklaruar këtë fakt me qëllim përfitimin nga veprimi i kryer nga ana e tijë,  dhe njëkohësisht pasojat e sjella nga ky shtetas janë të rënda dhe do të cënojnë reformën në drejtësi.

Njëkohësisht kallzimi i është çuar për Djeni:

  1. Organnizatës së Monitoruesve Ndërkombëtar z.Theo Jakobs
  2. Organizatës së Kombeve të Bashkuara
  3. Gjykatës Europiane të së  Drejtave të Njeriut
  4. Ambasadës Amerikane zj. Juri Kim
  5. Ambasadorit të Bashkimit Europian z. Soreca
Advertisement
4315