Eskluzive: Gjyqtari i gjykatës së Elbasanit Bujar Musta, i zhytur në korrupsion

Advertisement

Sistemi i Drejtësisë duket qartë që është në kolaps kohët e fundit, dhe i kalbur, për krime të cilët ata që e kanë përfaqësuar këtë sistem janë dhe ata që i kanë kryer këto krime .

Punonjës të posaçëm në drejtësi kanë ndërmarrë ndër vite vendime dhe veprime korruptive duke bërë që njerzit të mos kenë më besim në këtë sistem.

Rastet janë nga më të çuditshmet si: fshehje pasurish, vendime të dhëna në mënyrë të pa drejtë, por rasti rastit nuk i ngjanë rastit .

Një nga këta personazhe është dhe Gjyqtari Bujar Musta, i cili shquhet për bëma të panumërta të bëra në këtë sistëm dhe ka qënë një ndër kontribuesit kryesor për shkatërrimin dhe kalbjen e këtij sistemi.  

Gjyqtari Bujar Musta e ka kthyer në Pazar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe këtë e tregojnë vendimet e tij që janë për tu publikuar jo në sistemin e gjykatës dhe as në shkollën e magjistraturës por duhen publikuar në librin GUINES.

Lajmi që do tju prezantojmë sot është për një çështje e cila është gjykuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan  dhe është pikërishtë: Çështja Nr. 936 ( 2842 ) Akti Nr. 936 ( 5315 ) Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan  e përbërë me Gjyqtar Bujar Musta. Shtetasi  Sulejman Zyko ka iniciuar një proces gjyqësor me objekt: Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit kundër debitorit Benon Dollija, për detyrimin e tij monetar që përmban deklarata noteriale nr. 1562 Rep. dt. 10 / 10 / 2017 e Noterit M.Dalipi Elbasan, sipas nenit 510/d të K.Pr.Civile, kërkesë kjo e rrëzuar nga gjyqtari Bujar Musta me arsyetimin se: Meqënëse debitori ka përcaktuar afat për ekzekutimin e këtij detyrimi; Nuk vërtetohet në këtë fazë, nëse debitori e ka ekzekutuar këtë detyrim ose jo, brenda afatit; Natyra e këtij gjykimi, nuk lejon thirrjen/dëgjimin e palëve (kërkuesit dhe të debitorit të pretenduar prej tij); Për këto shkaqe çmohet se ky akt noterial, në këtë fazë dhe me këtë gjendje të akteve, nuk përbën titull ekzekutiv të saktë e të qartë.

Dhe në mënyrë të çuditshme më datë 13/05/2019 po i njëjti gjyqtar  mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile për të cilën ishte shprehur një herë, dhe kishte dal me vendim, pra për çështjen që i përket: Kërkues S.Z, i cili ka kërkuar  sqarim dhe interpretim vendimi, një kërkesë kjo e bazuar në nenin  314 K.PR.C. Gjyqtari Bujar Musta në mënyrë të çuditshme, në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore e praktikë gjyqësore ka vendosur: Pranimin e kërkesës dhe në pikën

Advertisement
2 të dispozitivit, Urdhërohet debitori Benon Dollija, të paguajë në dobi të kërkuesit Sulejman Zyko, detyrimin monetar, në shumën 700 mijë lekë (që përfaqson detyrimin kryesor, deri më dt.31/10/2017). Veprim i këtij gjyqtari është jo vetëm në shkelje të ligjit por kalon kufijët e veprimeve të paligjshme.

Pasi gjyqtari një herë e konsideron që pala ska të drejtë dhe vetëm pas kushedi se çfarë pazari të bërë ka vendosur pranim të kërkesës për interpretim dhe ka ndryshuar komplet vendimin e themelit të dhënë më parë prej tij.

Interpertimi i vendimit mund të bëhet për pjesë të errta të tijë pa cënuar dispozitivin e vendimit, dhe jo si në rastin konkretë.Por gjyqtari Bujar Musta është i njohur për vendimarrjet e tij të pa bazuara në dispozitat ligjore dhe kohët e fundit po thyen rekorde për çudira në vendimarrje.

Ky Denoncim është teknik dhe është bërë që të vej në vesh të  personave me nivel juridik të posaçëm, dhe njëkohësisht është një thirrje për organet e drejtësisë KLD, ILD, SPAK, KPK ONM etj.

Në ditët në vijim do tju tregojmë çudira të këtij gjyqtari

vendimi ku gjyqtari ka rrëzuar çështjen ku ka konstatuar se pala nuk ka të drejtë
Advertisement
1619