Ermal Mamaqi rrëfen pengun e jetës: Jam zhgënjyer, prandaj dhe vendosa të bëhesha i pasur

Advertisement

Ermal Mamaqi ka rrëfyer së fundmi dëshirën e tij për t’u bërë i famshëm dhe se si i mendonte njerëzit të cilët kishin arritur të siguronin famë.

Ai tha se endrra e tij ishte të qëndronte me njerëz të famshën për t’u bërë si ata, mirëpo gjatë rrugës kuptoi se ata nuk ishin në të vërtetë ashtu siç shfaqeshin, prandaj dhe ëndrra e tij u thye.

 “Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të bëhsha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Advertisement

Së shpejti Mamaqi në një televizion shqiptar  do të sjellë serialin më të ri i cili  titullohet H.O.T (Humans of Tirana).

H.O.T do të jetë në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisori i serialit do të jetë Bjordi Mezini. Ndërsa deri më tani janë zbuluar një pjesë e kastit të aktorëve që janë: Inis Gjoni,Klea Huta, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Ana Lika, Irgen Çela, Megi Pojani, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.

Advertisement
182
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com