Erdogan: BE është kthyer në burg, armiqësia kundër Islamit e rrezikshme sa koronavirusi

Advertisement

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndërhyn brenda BE-së duke akuzuar se Bashkimi Europian është kthyer në një “burg të hapur për myslimanët“.

Duke folur në një ceremoni në televizionin shtetëror TRT, presidenti turk tha se “armiqësia kundër Islamit është po aq e rrezikshme sa koronavirusi dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën“.

Rexhep Tajip Erdogan tha se “6 milionë turq dhe 35 milionë myslimanë jetojnë në Evropë dhe Evropa sot po bëhet një burg i hapur për vëllezërit tanë. Situata në të cilën jemi është e frikshme. Është një kërcënim serioz i sigurisë për myslimanët që jetojnë në Evropë” tha ai.

Advertisement

Presidenti turk vazhdoi më tej deklaratën e tij me një krahasim të fortë; “Unë e them qartë, nuk ka asnjë ndryshim midis klimës aktuale të krijuar kundër myslimanëve dhe mjedisit të urrejtjes të krijuar kundër hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore“

Advertisement
128
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com