(EMRI) I afërt me anëtarët e një grupi kriminal në Shqipëri / Identifikohet shoferi i ‘Benzit’ që i iku Forcave Speciale

Advertisement

Personi që drejtonte mjetin tip Mercedes Benz C Class ngjyrë e zezë me xhama të zinj, është Altin Gega. Burime bëjnë me dije se ai është një person i njohur në fushën e narkotikëve në vendin tonë.

I arrestuar është dhe një person tjetër me mbiemrin Prenga, ndërsa vijon kërkimi për dy personat e tjerë të cilët kanë qënë në makinën tip Benz ngjyrë të zezë. Ata u larguan duke marrë me vete dhe sasinë e kokainës që shkëmbyen dhe një sasi eurosh.

Advertisement

Dy personat e arrestuar mësohet se janë kapur në ambjentet e një lokali. Operacioni sot në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, kishte të bënte me sekuestrimin e një sasie prej gati 3 kg kokainë nga policia e Tiranës.

Advertisement
390