(EMRAT) Presidenti Meta dekreton emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë

Advertisement

Duke nisur që nga dita e sotme Gjykata e Lartë bëhet me 7  anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Presidenti Ilir Meta pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura për konkurrim në datë 09.07.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, duke vendosur që:

Advertisement
  • Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;
  • Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Ama ajo çfarë bie në pah është ritmi tepërt i ngadaltë i KLGJ pasi nëse puk përshpejtohet puna atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024.

Advertisement
262