Emrat/ 40 prokurorët dhe gjyqtarët e skeduar nga SHBA për “Veting” urgjent

Advertisement

Duke e ditur, se do përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, kanë filluar hapur, të mos ndëshkojnë të arrestuar me prova krimesh të rënda, po lirojnë kriminelë me burgim të përjetshëm, po shpëtojnë nga sekuestrimi pasuri të kontrabandistëve e trafikantëve dhe nuk po preken nga KLP, KLGJ e ILD, me justifikimin se janë në pritje për t’i larguar “Veting”, por procesi për ta shtyhet nga mafia që drejton politikën dhe dyshen “Bungo-Qirko” të KPK.

Investimi dhe mbikëqyrja potenciale e SHBA, për reformën në drejtësi nëpërmjet “Veting”-ut, ka dhënë efekte në shkatërrimin e strukturave të korruptuara e kriminalizuara në prokurori dhe gjykata, me spastrime nga kupola drejtuese e deri në rrethe.

Janë shkarkuar e vetëlarguar, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paprekshëm as nga ligji, të pasuruar me shitje vendimesh në favor të krimit e korrupsionit, duke patur mbrojtjen e krerëve të politikës.

Por ende, brenda sistemit të drejtësisë e në krye të saj, ka gjyqtarë dhe prokurorë, që japin vendime në shërbim të krimit e korrupsionit; por ILD, KLGJ e KLP, nuk i shkarkojnë nga detyra, kur sipas ligjit duhej t’i çonin edhe në pranga nëpërmjet SPAK e Gjykatës Speciale.

Mos-veprimi i këtyre 3 institucioneve sipërore fuqiplotë për pezullim, shkarkim e procedim penal; po justifikohet me argumentin absurd e shmangës, se ata janë në listë për “Veting” dhe duhet pritur radha e procesit.

Mirëpo, për shumë gjyqtarë e prokurorë, radha e shortit të “Veting”, ka kaluar çdo limit ligjor me shtyrje 1 e 2 vite për t’i lënë në detyrë; sepse kanë urdhëruar shefat e këtij instituconi dhe krerë të politikës; madje po ndodh që nuk janë futur as në vitin 2021.

Të gjendur përballë këtij realiteti alarmues që të dënuarit “VIP” po dalin nga burgjet e nuk po izolohen ata që janë të lirë nga drejtësia e vjetër; SHBA-OMN, si investues, drejtues e mbikëqyrës të procesit, kanë kërkuar që gjyqtarë të “kallëpit” Mimoza Kajo e Avni Sejdi, të kalojnë në “Veting” me procedurë të përshpejtuar.

Sipas informacionit, SHBA-OMN, i ka dërguar KPK-së e për dijeni ILDm KLGJ e KLP, rekomandimin me 40 emra gjyqtarësh e prokurorësh “blozë”; të cilët duhet të kalojnë në “Veting” brenda muajit janar 2021; si e vetmja mundësi për të ndaluar vendimet e tyre në favor të krimit.

Ja emrat që duhet të kalojnë urgjent në “filtër”

  1. Mimoza Kajo, (Brahimi) Gjykata e Rrethit Tiranë
  2. Gramoz Levanaj Gjykata e Apelit Tiranë
  3. Avni Sejdi, Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë
  4. Bujar Musta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
  5. Luan Lusha, Gjykata e Rrethit Kavajë
  6. Ergys Selmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
  7. Piro Sota, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
  8. Gerd Hoxha Gjykata Gjykata e Rrethit Gjyqësor
  9. Elbana Lluri, Gjykata e Apelit Tiranë
  10. Erjon Bani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  11. Enkeleida Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë
  12. Arjana Gumbardhi, (Caco) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
    Advertisement
  13. Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
  14. Bledar Bejko,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
  15. Afrim Shehu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
  16. Herila Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
  17. Erjon Çela, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
  18. Albert Kuliçi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
  19. Dritan Marku, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
  20. Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
  21. Ken Dhima,Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
  22. Çlirim Sino,Prokuroria e Rrethit Fier
  23. Arben Dyla,Prokuroria e Rrethit Lushnjë
  24. Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
  25. Ariola Kristo, (Cërrava) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
  26. Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  27. Anila Capo, (Zere) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  28. Kaçe Agolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  29. Gjergji Tako, Prokuroria e Rrethit Tiranë
  30. Mariola Mërtiri, Prokuroria e Rrethit Tiranë
  31. Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë
  32. Albert Demirneli, Prokuroria e Rrethit Tiranë
  33. Lazër Sallaku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  34. Kujtim Vranici, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  35. Blerta Marku (Çibuku),Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
  36. Naim Tota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  37. Pali Decolli, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
  38. Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  39. Teuta Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  40. Ajola Ymeri (Prençi), Prokuroria e Rrethit Kurbin.

FAKT/ Këta janë skeduar si persona që po shfrytëzojnë tanzicionin e procesit të veting, duke përfituar afatet ligjore të shortit dhe pazaret për shtyrje të procesit; duke shtuar pasuritë me mbyllje hetimesh e vendime gjyqësore, në favor të krimit e korrupsionit.

NË VIJIM/ Lista tjetër, me emrat e atyre gjyqtarëve e prokurëve të tjerë; të cilët, të bindur se nuk do ta kalojnë “Veting”-un, kanë filluar të ecin në gjurmët e këtyre 40 pazarxhinjve të skeduar nga SHBA-OMN, si banda që duhet shporrur urgjent nga drejtësia.

Advertisement
614