Ekzekutohet në shtëpinë e tij, presidenti i Haitit, mbetet e plagosur Zonja e Parë

Advertisement

Presidenti i Haitit, Jovonel Moise është vrarë mëngjesin e kësaj të mërkure në banesën e tij.

Në një deklaratë për mediat kryeministri, Claude Joseph ka bërë të ditur se ai është vrarë në rezidencën e tij rreth orës 01:00 të mëngjesit nga një grup i armatosur të cilët flisnin spanjisht.

Joseph e përshkroi sulmin si “të neveritshëm, ç’njerëzor dhe barbar”.

Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe Zonja e Parë, e cila ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.

Jovenel Moise, ishte në pushtet që prej shkurtit të vitit 2017, pasi paraadhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti. Periudha kur Moise ishte në detyre ishte mjaft e vështirë pasi qeverisja e tij u përball me shumë akuza për korrupsion si dhe për këtë gjë në vend shpërthyen protestat e dhunshme anti-qeveritare.

Advertisement
168