E skualifikuan nga gara për kryetar të PD, flet Ibsen Elezi: Ai ambient nuk pranon….

Advertisement

Ibsen Elezi, kandidat i skualifikuar nga gara për kryetar i Partisë Demokratike

Ibsen Elezi, kandidat i skualifikuar nga gara për kryetar i Partisë Demokratike, thotë se emri i tij është hequr nga Kryesia pasi ka thënë të vërtetën, që në selinë blu është shkelur e drejta e mendimit ndryshe.

Në A2, Elezi ka thënë se nuk është befasuar nga vendimi që është marrë mbrëmjen e djeshme.

“Nuk u befasova pasi ai ambient nuk pranon trupa të huaj. Anëtarët e Kryesisë kanë thyer parimet themelore të statutit të PD-së. Është shkelur e drejta për mendimin ndryshe, më përjashtuan nga çdo e drejtë në PD pasi dhashë mendim ndryshe.

Advertisement

Në statut thotë që ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret. Nuk ka lidhje me numrin e kandidatëve. Mua më përjashtuan vetëm se them të vërtetën”, ka thënë ish-kreu i PD-së së Kukësit, dhe një nga zërat me kreitik kundër Lulzim Bashës, i cili dhe vetë garon për tu rizgjedhur kryetar.

Në garë për kryetar të PD, tashmë të miratuar nag Kryesia e Partisë janë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Advertisement
115
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com