E rëndë/ Përplaset autobusi në Pakistan, raportohet për 28 viktima dhe 40 të plagosur

Advertisement

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe 40 janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi në Pakistan. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga qyteti industrial Sialkot në Dera Ghazi Khan, në provincën Punxhab, sipas një njoftimi të policisë.

Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë qenë punëtorë, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpi, për të festuar me familjet e tyre festën e Kurban Bajramit. Disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Advertisement

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Aksidentet vdekjeprurëse janë shumë të zakonshme në rrugët e Pakistanit. Rrugët e këqija, makinat që nuk janë të mirëmbajtura dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë shkaku i mijëra viktimave në vit.

Advertisement
371