E rëndë/ Nënë e bijë humbin jetën nga koronavirusi brenda një dite

Advertisement

Ditën e sotme kanë ndërruar jetë 2 paciente me koronavirus të cilat janë nënë e bijë Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

Mësohet se e moshuara jetonte në shtëpi me vajzën dhe bashkëshortin e saj. Vera ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd. Të dyja nuk arritën dot t’i shpëtonin koronavirusit.

Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej ditësh ndodhej në intubim. E para që ndërroi jetë ishte nëna e saj dhe pas 4 orësh ndërroi jetë e bija.

Advertisement

Bëhet me dije se me koronavirus ka dalë dhe bashkëshorti i Verës.

Advertisement
167