E rëndë/ Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar Andon Qesari

Advertisement

Ditën e sotme ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori shqiptar Andon Qesari. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Edon Qesari, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Advertisement

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…”, shkruan i biri në rrjetet sociale.

Kujtojmë se  Andon Qesari (lindur më 27 qershor 1942) është një aktor dhe regjisor shqiptar . Ai ka bërë një pjesë të filmave si aktor, dhe është gjithashtu i njohur për punën e tij në teatër. Ai ka marrë dhe titullin Artist i Merituar.

Disa nga rolet e tij janë në filmat si:

Gadhnjim mbi vdekjen (1967)

Gjurma (1970)

Në fillim të verës (1975)

Pylli i lirisë (1976)

Ata ishin kater (1977)

Dëshmorët e monumenteve (1980)

Tela për violinë (1987)

Në emër të lirisë (1987)

Dashuria e fundit (1995)

Advertisement
121