E rëndë/ I vendoset eksploziv makinës së ish-kandidatit për deputet

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Bulqizë, ku një lëndë plasëse në sasi të vogël ishte vendosur në pjesën e përparme të një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se eksploziv i është vënë, Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit.

Advertisement

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

Advertisement
254
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com