E rëndë/ Humb jetën shoferi 33-vjeçar dhe plagoset pasagjeri

Advertisement

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Gostimë- Mollas.

Bëhet me dije se një mjet “Audi” me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç,  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe  ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shoferi 33-vjeçr dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç,  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe  ka dalë nga rruga.

Advertisement

Si  pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit” njofton policia.

Advertisement
164
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com