E rëndë/ Humb jetën nga Covid-19 fotografi i njohur shqiptar

Advertisement

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 82-vjeçare fotoreporterit të njohur Luigj Preçi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta sot e ka bërë me dije gazetari i sportit Dëfrim Methasani, me anë të një shënimi në rrjete sociale.

Shënimi i plotë

Humbëm sot në mesditë edhe një shok dhe koleg të nderuar, fotoreporterin e njohur Luigj Preçi. Covid i mallkuar po merr çdo ditë jetë njerëzore. Kështu e rrëzoi edhe pasionantin e fotografisë sportive, njeriun humanist qê çdo foto që realizonte nuk e shiste, por e dhuronte me autograf. Luigji është vëllai i komentatorit të shquar sportiv dhe zërit tradicional në radio Tirana, Rrok Preçi. Për 60-të vjet me radhë ai vrapoi në fusha dhe stadiume, veçmas pas Partizanit dhe kombëtares që i kishte pikë të dobët. U prehsh në paqe o mik i mirë. Respekt dhe mirënjohje për gjurmët që ke lënë pas.

Advertisement

***

Ai ka mbuluar për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar. Për kontributin e tij është vlerësuar edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes.

Advertisement
181