E pajustifikueshme/ Komisioneria Xhensila Pine nën hetim

Advertisement

Komisioneria Xhensila Pine e diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Me më shumë se 16 vite eksperiencë si juriste, në Qershor 2017, znj.Pine u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.​ Po përse është kjo komisionere nën hetim, ndërkohë që po Pine është një nga ndëshkueset e shkeljes së ligjit?!

Në redaksinë tonë, vazhdojnë çdo ditë të vijnë informacione konfidenciale mbi komisioneren e cila nuk ndalon së shkeluri ligjin edhe pse vazhdon të jetë nën hetim nga SPAK-u.

Komisioneria Xhensila Pine, konkretisht ka ngritur një kullë pesë katëshe, në mes të Tiranës, me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2, e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë  shumë të lartë monetare  ku madje as nuk deklarohet burimi i këtyre të ardhurave dhe vë në pikëpyetje pastërinë e kësaj komisionerie.

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pine më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Komisioneria Pine na lë të kuptojmë shprehjen “bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”. Por mesa duket, ligjet nuk i prekin personat e drejtësisë, madje madje, duket sikur bëjnë “një sy qorr e një vesh shurdh”, dhe vazhdojmë me planet dhe ngritjet në detyrë, vazhdojmë të shkelin rregullat që publikojnë vetë.

Bardhyl Ibra, është qytetari që ka plotësuar një kallëzim penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme  kundër Korrupsionit dhe  Krimit të Oraganizuar ndaj komisioneres Pine me objekt ndjekjen penale të saj për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Qytetari në fjalë  nëpërmjet portalit tonë është vënë në dijeni të shkeljes së ligjit nga Xhensila Pinie duke plotësuar kështu kallëzimin penal  duke u bazuar në nenin 283  të kodit të procedurës penale  që ka të bëjë me kallëzimin nga ana e shtetasve ku çdo person i cili ka marrë dijeni për një vepër penale duhet ta kallëzoje atë.

Bashkangjitur po ju sjellim materialet që faktojnë shkeljen e ligjit nga vetë komisioneria Xhensila Pine dhe kallëzmin penal të plotësuar nga qytetari i mësipërm:

Shpresojmë që komisioneria Pine të kuptojë që nuk i përmbush kriteret e zgjedhjes së anëtares të instuticionit të rivlerësimit, në të kundërt orange të tjera kompetente do të zbatojnë parashikimin e saj: “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet”, që mesa duket e parashikoi për t’i bërë gropën vetes.

Advertisement
1075