E ka kthyer gjykatën në pazar Gjirokastre duke shitur drejtësinë / kallzohet në “SPAK” gjyqtari matrapaz Elidon Papazisi

Advertisement

Në gjykatën Administrative Gjirokastër është duke u gjykuar çështja administrative pale paditëse N.S dhe L.S Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë. dhe Objekti: Marjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur
pezullimin e vendimit për dënim me gjobë të xxx datë 14.07.2021 komunikuar në datë 20.07.2021 dhe me numër serie xxxx të vendosur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë.Marjen e masës së sigurimit të padisë duke
vendosur pezullimin e vendimit për prishje të objektit të paligjshëm nr të xxx datë 14.07.2021 komunikuar në datë 20.07.2021 Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për dënim
me gjobë të 03 datë 14.07.2021 komunikuar në datë 20.07.2021 dhe me numër serie 00092 të vendosur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë etj.
Kjo çështje është duke u gjykuar nga gjyqtari matrapaz i Gjirokastrës i cili quhet Elidon Papazisi, emër të cilinnuk është pak i njohur për bëmat e tij korruptive saqë dhe vet ministri çuci i ka vënë nofkën matrapaz dhe ka bërë ankime
përkatëse në institucione të kontrollit të sistemit të drejtësisë.
Gjyqtari matrapaz i Gjykatës Administrative Gjirokastrës Elidon Papazisi ka në gjykim çështjen e mësipërme, dhe po e gjykon në konflikt të hapur interesi dhe pikërisht në kundërshtim me nenin 72/3 që ka të bëj me rastet e përjashtimit të gjyqtarit I cili në mënyrë taksative përcakton se Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete kur: 3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
Gjyqtaqri matrapaz Elidon Papazisi po gjykon këtë çështje në kundërshtim të hapur me këtë dispozit ligjore pasi midis tij dhe pales paditëse N.S dhe L.S është duke u zhvilluar një cështje gjyqësore civile ku gjyqtari matrapaz është i paditur, dhe ky gjyqtar ka djeni për këtë fakt dhe nuk ka dhënë dorheqje.
Gjyqtaqri matrapaz Elidon Papazisi është kallzuar ditën e sotme pasi pala paditëse N.S dhe L.S në mënyrë private ka kryer një audio përgjimku në të shfaqet një shtetas që i quajtur H.K. dhe prtendon se ka paguar një vlerë të madhe monetare me qëllim që gjyqtari të mos realizoj drejtësi.
Për kto fakte gjyqtari është kallzuar në SPAK dhe njëkohësisht i është bërë ankim në “ILD“ , “ KPK“ dhe “|ONM“.
Ministri i Brendshëm iu është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe për dijeni Ministrit të Drejtësisë, ku shpreh shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, që sipas tij janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.
Në letrën e Ministrit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.
“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, nënvizohet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet.
Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.
Ministria shpjegon se ekspertët juristë do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.
Por gjyqtari në një vendim të marrë sot të cilin “ABC” e ka siguruar, e ka pushuar një çështje me objekt të tillë, pra masën e sigurimit të padisë. Megjithatë tashmë që ministri vendosi në lëvizje ILD-në pritet që të shikohet nëse bëhet fjalë për dosje të tjera.
Ditët në vijim do të transmetojmë se si është futur gjyqtari Elidon Papazisi në gjyqësor, lidhjet e tij me politikën, dhe veprime të panumërta korruptive të kryera prej tij.

Advertisement
Advertisement
872
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com