E fundit/ Nis seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Advertisement

Pak minuta më parë nisi seanca në KLGJ për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

Ndërkaq avokati i saj kërkon pezullim të procesit pasi nuk i është dhënë koha e nevojshme për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.

Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit.

Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrotjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar.

Advertisement

Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë cështje’, u shpreh Metani.

Advertisement
112