E fundit/ Elisabeta Imeraj caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Advertisement

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bazë të procedurës së ngritjes në detyrë ka caktuar në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuroren Elisabeta Imeraj.

Imeraj do të drejtojë prokurorinë e Tiranës për një mandate 3-vjeçar.

Njoftimi i plotë i KLP:

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e  ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin.

Advertisement

Pikërisht ditën e sotme ishte planifikuar edhe seanca për shpalljen e vendimit për Imeraj nga ana e KPK-së. Ama sipas njoftimit të Komisonit të Pavaruar të Kualifikimit seanca e parashikuar më datë 26.3.2021, ora 9:00 nuk u zhvillua për arsye objektive dhe pritet një datë tjetër për të vendosur mbi fatin e drejtueses së Prokurorisë së sapo emëruar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Advertisement
237