Durrës, shifra të larta infektimi/ Nuk respektohen masat e mbrojtjes nga covid

Advertisement

Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka vendosur mbylljen për një afat 14-ditor të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, si dhe një nga zyrat e policisë bashkiake të Durrësit.

Në rrugët e Durrësit përdorimi i maskave mbetet problematik.

Qytetarë të shumtë mendojnë  se burime të infektimit masiv janë lokalet dhe mjetet e transportit publik ku është e pamundur të ruhet distanca dhe dizinfektimi i ambienteve nuk bëhet rregullisht.
Në këtë situatë të rënduar, është kërkuar nga prefekti i qarkut të shtohen kontrollet nga ana e grupeve Task-Forcë ndaj subjekteve dhe qytetarëve, me qëllim respektimin e protokolleve anti covid dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit

Advertisement
Advertisement
123