Durrës/ Arrestime në flagrancë

Advertisement

Ditën e sotme ëshë finalizuar operacioni i koduar “Last Time” për parandalimin dhe goditjen e grupeve kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Në njoftimin e policisë jane sekuestruar qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Last Time”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasëve u kapën në flagrancë një sasi e konsiderueshme parash dhe doza narkotike.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement

Bëhet me dije se të dy shtetasit bashkëpunonin me njëri – tjetrin për të përfituar vlera monetare.

Çështja, materialet dhe provat e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Advertisement
237