Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Advertisement

Dukesha e Kembrixhit ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës së koronavirusit.

Kate Middleton, 39 vjec, u bë anëtarja e fundit e Familjes Mbretërore që mori dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

“Kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun Shkencor të Londrës. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që janë duke luajtur një pjesë në përhapjen e vaksinës, faleminderit për gjithçka që po bëni” shkruajti në postimin e saj në Tëitter 39-vjeçarja.

Advertisement

Bashkëshorti i saj, Duka i Kembrixhit Princi William mori dozën e tij të parë javën e kaluar dhe zbuloi se ai e kishte kaluar virusin në prill të vitit të kaluar.

Advertisement
186