Dua Lipa, një ambasadore e denjë për vendin tonë! Në vetëm pak ditë bën që mediat prestigjoze të flasin për Shqipërinë

Advertisement
Advertisement

Prej ditësh Dua ka qenë në Shqiperi duke shijuar bregdetin tonë së bashku me familjen dhe të dashurin e saj.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja me famë botërore, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhjetra foto, ku ka treguar bukuritë shqiptare.

Para se Dua të largohet nga vendi jonë ka postuar në Instagram video dhe foto të shkrepura nga vende të ndryshme duke i treguar 70 milion ndjekësve të saj se sa e bukur është Shqipëria.

Pushimet e Duas nuk kanë mbetur pa i rënë në sy as medias prestigjoze “Daily Mail”, e cila i ka dedikuar një artikull.

Media e famshme ka shkruar se këngëtarja po shijon pushimet luksozë në Shqipëri, ku po shfaq bukuritë e natyrës përmes postimeve në rrjetet sociale.

Krah vendeve të mrekullueshme që Dua ka publikuar, ajo ka rënë në sy edhe me pozat tejet joshëse që ka realizuar gjatë këtyre pushimeve.

Advertisement
376
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com