Drama e një gruaje/ “Viktimë” në duart e një spitali privat në Tiranë

Advertisement

Pak ditë më parë portali inftont. org hodhi dritë në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur në ambjentet një spitali privat në Tiranë.

Mw 31.03.2019, paditësja Mirjana Karini, ka pësuar një aksident dhe si pasojë, ka pësuar një frakturë (thyerje) të këmbës së majtë. Ajo menjëherë është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ku me të mbërritur në këtë spital, ka marrë kontakt me mjekun e urgjencës i cili pasi e ka kqyrur pacienten dhe ka hapur kartelën klinike të saj, ka njoftuar mjekun specialist ortoped, shtetasin Besnik Mustafaj.
Ky i fundit, ka rekomanduar, pas kqyrjes së kartelës klinike të pacientes Mirjana Karini, që asaj t’i bëhej një grafi dhe disa ekzaminime mjekësore imazherike, me qëllim për të përcaktuar diagnozën e saktë dhe në vijim për të përcaktuar protokollin e mjekimit, që duhej ndjekur.

Ndwrkaq Mirjana Karini, ka bërë vetëm grafinë dhe me insistimin e saj dhe të afërmve të saj, është larguar nga Spitali Rajonal Shkodër dhe i është drejtuar privatit për një kujdes më të specializuar mjekësor por fatkeqesisht nuk rezultoi ashtu.
Djali i saj, Blerim Karini, duke menduar më të mirën për nënën e tij i ka rekomanduar Mirjana Karinit, që ajo të mjekohej në një spital më të specializuar nw Tiranw, që është “Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë” sh.p.k.

Paditësja Mirjana Karini, ka qëndruar e shtruar për mjekim, në ambientet e palës së paditur, për periudhën ndërmjet datave 01.04.2019 – 05.04.2019. Gjatë kësaj periudhe, dhe konkretisht me datën 01.04.2019, ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, nga një ekip mjekësh dhe infermierësh,  të drejtuar nga shtetasi i huaj Gordan Gavriloviq, që gjatë ndërhyrjes kirirgjikale në fjalë, ushtronte detyrën e mjekut kirurg, traumatolog, ortoped.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, Mirjana Karini, i është vendosur një implant (protezë), që sipas pretendimeve të ndërgjyqësve paditës, ka qënë me dimensione (gjatësi dhe trashësi), të papërshtatshme, në raport me qëllimin e përdorimit dhe vendosjes së saj, në këmbën e majtë të paditëses Mirjana Karini.

Advertisement

Me datën 05.04.2019, paditësja Mirjana Karini, ka dalë nga ambientet e palës së paditur, duke iu rekomanduar që ajo të riparaqitej, për rikontroll. Por duke qenw se shërbimi linte shume për të dëshiruar ajo nuk është paraqitur më në ambientet e atij spitali për kurimin e saj.

Pavaresisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe mjekimit të marrë nga paditësja Mirjana Karini, tek pala e paditur, pasojat e traumës që ajo ka pësuar, jo vetëm që nuk janë eleminuar ose zvogëluar, por janë thelluar.

Fatkeqesisht Mirjana Karinit i është zgjatur këmba e majtë, 4 (katër) cm, në raport me tjetrën si dhe i është dëmtuar nervi iskiadik (shiatik), me pasojë shkaktimin e mungesës tërësore të përcjellshmërisë. Si rrjedhojë, paditësja ka pësuar invaliditet të plotë të këmbës së majtë, me paaftësi totale të lëvizshmërisë së saj.

Një njeriu të pafashëm i është cënuar e drejta për të pasur një jetë normale dhe i duhet të jetoj gjithë jetën me barrën e një trupi të cunguar padrejtësisht. E gjitha kjo pasi sistemi shëndetësor si shtetëror edhe ai privat lë shumë për të dëshiruar pasi është kthyer në një biznes fitimprurës dhe duket se ka harruar misionin e krijimit të saj.

Advertisement
244