Draghi betohet si kryeministri i ri i Italisë/ Në fokus nxjerrja e vendit nga kriza e Covid-19

Advertisement

Mario Draghi është betuar si Kryeministri i ri i Italisë gjatë një ceremonie në Pallatin Quirinal në Romë.

Administrata e tij e re, e përbërë nga një përzierje teknokratësh dhe politikanësh, tani do ta marrë detyrën javën e ardhshme pas një votimi nga të dy dhomat e parlamentit italian.

Kjo pritet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve kanë treguar tashmë se do ta mbështesin Draghi. Bëhet e ditur se 73-vjeçari e ka si plan parësor në ndihmojë Italisë nga pandemia e Covid-19.

Advertisement
157