Doni viza pune? Ambasada Gjermane jep njoftimin për të gjithë qytetarët

Advertisement

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim lidhur me shtetasit shqiptarë që duan të caktojnë takim për viza të punës.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.

Nëse në sistemin për caktimin e termineve nuk shfaqet kategoria “Punësim sipas § 26 Abs. 2 Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), ekziston mundësia që ndodheni jashtë periudhave kohore të lartëcekura, ose që është arritur numri maksimal i regjistrimeve për caktimin e një termini për muajin vijues. Nëse lista për muajin vijues është plotësuar, atëherë duhet të prisni për muajin tjetër. Në ndërkohë ju mund mund të kompletoni dokumentacionin e kërkuar për parashtrim të kërkesës për vizë”, ka njoftuar ambasada.

Advertisement
Advertisement
297