Divjakë, 19-vjeçari me motor dhe pa patentë përplas fëmijën 3-vjeç, arrestohet nga policia

Advertisement

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar me iniciale E.D, banues në Kryekuq, Divjakë pasi ka aksidentuar një fëmijë.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, 19-vjeçari ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Advertisement
165
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com