Dita e drejtësisë, ditë proteste/ Zhgënjimi nga Vettingu dhe instutucionet

Advertisement

Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. E gjitha pasoi me vite të të përpjekjesh dhe sakrificash të shumta të shqiptarëve për drejtësi dhe shtet të së drejtës.

Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.

Më pas, sistemi gjyqësor por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri ka funksionuar i riorganizuar në formate dhe sisteme të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë qeverisur apo që kanë sunduar në vendin tonë.

Ndërkaq reforma në sistemin e drejtësisë është një nga sfidat kryesore të Shqipërisë në përmirësimin e jetës së saj të brendshme dhe në plotësimin e standartave të kërkuara nga BE. Opinioni publik kishte një pritshmëri të lartë ndaj kësaj reforme, që supozohej të pastronte korrupsionin nga rradhët e drejtësisë, ndërkohë që matjet e perceptimit të publikut flasin për një shtrirje të gjerë masive të korrupsionit nga nivelet më të larta të administratës shtetërore e deri tek zyrat e niveleve më të ulëta. Atëherë çfarë nënkupton një gjë e tillë. Që një kjo ditë duhet të kthehej në një ditë proteste pasi krimi ka kapur çdo hallkë të sistemit dhe pre kanë rënë vetë qytetarët. Sidoms sistemi i Vettingut, në të cilin komisionerët kanë zaptuar drejtësisë prej vitesh.

Advertisement
Advertisement
254
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com